Aksion i gjerë i policisë në shumë lokacione, pritet të arrestohen mbi 20 persona

Njësia Kundër Krimeve Ekonomike ka nisur sot në mëngjes një aksion të gjerë në Ministrinë e Bujqësisë, respektivisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna të vendit.
Cak i këtij aksioni janë zyrtarë të agjencisë dhe qytetarë të cilët dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit sa i përket subvencioneve në bujqësi.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se në këtë aksion pritet të arrestohen mbi 20 persona ndërsa aksioni po zhvillohet në shumë komuna të Kosovës./IndeksOnline/