Aksion i Inspekcionit në Prishtinë, lirohen parkingjet e uzurpuara, në to mbjellen bari dhe fidane

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka patur një aksion gjatë ditës së sotme. Tek Blloku i Vjetër i Prishtinës janë liruar parkingje dhe hapësira të tjera të uzurpuara.
Më pas në hapësirat e njëjta është mbjellur bari dhe fidane të ndryshme.
“Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ndërmori një aksion që kishte për qëllim lirimin e parkingjeve dhe hapësirave publike të gjelbëruara të cilat ishin uzurpuar dhe dëmtuar njëkohësisht nga qytetarë të ndryshëm në Bllokun e Vjetër të Prishtinës.
Gjatë këtij aksioni, Drejtoria e Inspekcionit, pas lirimit të plotë të parkingjeve dhe hapësirave të gjelbëruara, me mbështetje edhe të NPL “Hortikultura” ka rivitalizuar sipërfaqet e dëmtuara para banesave në këtë zonë, duke pastruar, mbjellë bari e fidane të ndryshme” thuhet në njoftim./Indeksonline/