75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 02 Gusht 2022 / AR

Aksion i Inspektoratit, rrënohen objektet pa leje në Orllan

Inspektoriati i Komunës së Podujevës ka nisur aksion për rrënimin e objekteve pa leje.

Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi në një prononcim për Indeksonline tregoi që aksioni po realizohet në Orllan, afër Liqenit të Batllavës.

Siç thotë Mulliqi, tashmë janë rrënuar dy objekte pa leje dhe gjatë ditës pritet të rrënohen edhe objekte të tjera.