75 Mall Live Search
14:07 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Aksion i Krimeve Ekonomike me autoritetet norvegjeze në Gjakovë, e konfirmon edhe policia

Gjatë ditës së sotme IndeksOnline ka raportuar për një aksion të forcave të sigurisë që po zhvillohen në komunën e Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, pa dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, ka thënë Kelani.

Ndërsa burime e Indeksonline kanë bërë të ditur se cak ishin veprat për pastrim parash. Po ashtu dyshohen dhe vepra te ndryshme penale./Indeksonline/