Shtatë të arrestuar në aksionin e policisë te lokalet e “Lesnes”
(I plotësuar) 21:22 – Ka shkuar në shtatë numri i të arrestuarve sonte te lokalet e “Lesnes” në Prishtinë.
Policia ka thënë se arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

—–
21:05 – Policia ka arrestuar disa persona të dyshuar të cilët ndodheshin në lokale, internet/cafe të “Lesna” në Prishtinë.
Indeksonline ka filmuar arrestimin e tyre të cilët janë parë teksa dërgoheshin drejt stacionit policor për procedura të mëtutjeshme.
Aksioni po vazhdon ende ndërsa në të janë të përfshira njësitë të ndryshme të Policisë së Kosovës.

—-
(20:53) – Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje dhe informacione terja do t’ju informojmë pas përfundimit të operacionit”, ka theksuar Hoxha.

—-
(20:50) Njësitë policore, përfshi edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, saktësisht te lokalet e Lesnes.

—–
(20:42) Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Dhjetëra policë kanë zbarkuar te “lokalet e Llesnes” në Prishtinë duke kryer bastisje në disa prej tyre.
Ekipi i Indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po e përcjellë nga afër këtë aksion të policisë.

Personat që ndodhen brenda në këto lokale janë nxjerr jashtë për tu bastisur më pas nga policia.
Nuk dihet nëse ky aksion është rutinor i Policisë apo bastisja po bëhen me urdhër të organeve të drejtësisë.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar