09:55 / E Enjte, 12 Janar 2023 / k.v

Aksion i madh i policisë në Skenderaj, cak lokalet ku zhvillohet bixhozi ilegal

Policia me autorizim të prokurorit, në mbështetje të njësive të specializuar policore, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e disa lokacioneve nën dyshimin e kryerjes së veprës penale, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 7 lokale ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printer, 3 telefona celulare, 9 biltena (libra te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe kupon të printuara të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Aksioni i policisë është zhvilluar prej orës 18 e 30 minuta rreth qendrës së qytetit.

Lidhur me rastin janë intervistuar shtatë të dyshuar të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/