Aksion i madh i Policisë në tregun e automjeteve në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion aktualisht në tregun e automjeteve në Prishtinë.
Me këtë rast policia është duke qëndruar tek hyrja e tregut dhe është duke shpërndarë gjoba për të gjithë ata qe po i shkelin masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për mos grumbullimin e qytetarëve në masë.
IndeksOnline është duke qëndruar aktualisht në tregun e automjeteve dhe ka parë nga afër që Policia e Kosovës po ashtu janë duke i dënuar qytetarët të cilët nuk janë duke bartur maska.

