75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 16 Mars 2023 / AR

Aksion i madh i policisë në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, priten arrestime

Mëngjesin e sotëm Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike kanë ndërmarrë aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Burimet e Indeksonline tregojnë se në këtë moment janë duke u marrë në pyetje disa persona, që dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare e paranë publike.

Të njëjtat burime thonë se pritet të ketë edhe arrestime.

Ndërkaq për aksionin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante, sot është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Pas përfundimit të këtij operacioni, do të bëhen të ditura informacionet tjera”, tha Baki Kelani për Indeksonline.