75 Mall Live Search
21:13 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksion i madh policor në Vushtrri, bastisen lokale të lojërave të fatit

Një aksion policor është aktualisht në operacion e sipër në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Daut Hoxha, zëdhënës i PK –së.

Ai ka thënë se në këtë aksion janë duke u bastisur disa lokale të qytetit ku dyshohet se po ushtrohen veprimtari të ndaluara, përfshirë edhe lojërat e fatit.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, përfshire edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se në këtë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione në Vushtrri, ndërsa detaje tjera tani për tani nuk mund të bëhen të ditura deri në implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka thënë ai./Indeksonline/