75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Aksion i Njësisë Speciale, arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në objektet e Komunës së Kllokotit. Plus TV merr vesh se në këtë aksion është arrestuar kryetari i kësaj komune, Bozidar Dejanovic.

Poashtu, në këtë aksion mësohet se është arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit në komunën e Kllokotit.

Ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Kllokotit ditë më parë është ngritur aktakuzë me dyshimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare./Indeksonline/