Aksion i inspektorëve dhe Policisë, mbyllen tri qendra masazhi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me
Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit.
Po ashtu, IQMT ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit.
Me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike
dhe respektimit të legjislacionit në fuqi, IQMT, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë organizimin e aksioneve të përbashkëta inspektuese në të gjithë vendin.

