75 Mall Live Search
10:34 / E Hënë, 30 Mars 2026 / P M

Aksion i policisë në Pejë, 20 motoçikleta sekuestrohen brenda një jave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore dhe Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), ka vazhduar zbatimin e Planit Operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave, skuterëve, trotinetëve dhe katërçikletave 2026”, i cili ka nisur më 23 mars 2026.

Gjatë periudhës 23 deri më 29 mars 2026, në kuadër të këtij plani janë realizuar një sërë aktivitetesh policore, ku si rezultat janë ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve në komunikacion.

Sipas të dhënave zyrtare:

  • Janë sekuestruar 20 motoçikleta të llojeve të ndryshme
  • Janë shqiptuar 15 gjoba për mungesë regjistrimi të motoçikletave
  • Janë shqiptuar 22 gjoba për mosposedim të patentë shoferit
  • Janë shqiptuar 18 gjoba për mosbartje të helmetës

Në total, policia ka shqiptuar 55 gjoba ndaj kundërvajtësve.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se aktivitetet dhe kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti ngasësve të motoçikletave, që të respektojnë rregullat e komunikacionit për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.