Aksion i policisë kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të informatave lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, sot ka ndërmarrë një operacion policor në disa lokacione të ndryshme të vendit.
Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë kanë thënë se operacioni është duke vazhduar edhe tani, ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje të lojërave të fatit.
Aktualisht nuk ka informacione për arrestimin e ndonjë të dyshuari, ndërsa IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar./IndeksOnline/