75 Mall Live Search
23:58 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / S Z

Aksion i policisë në Prishtinë, arrestohet 39 vjeçari i cili ishte në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, në një operacion të befasishëm që ndërmori policia e kryeqytetit arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati.

‘L. S, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit nga ana e policisë u procedua më tej konform urdhëresës së gjykatës, me ç‘rast u dërgua në vuajtje të dënimit prej dy vitesh si gjobë prej tre mijë eurosh’, thuhet në njoftimin e policisë.