Aksion i Policisë në 7 lokacione të Gjakovës, arrestohen disa persona për fajde

5 persona janë arrestuar ditën e sotme pas një operacioni të Policisë së Kosovës kundër fajdeve, i cili ka filluar rreth orës 06:00 të mëngjesit në qytetin e Gjakovës dhe në rrethinë të saj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta është deklaruar rreth rastit.
Ai ka thënë se në këtë operacion i cili po zhvillohet në shtatë lokacione janë konfiskuar armë, automjete si dhe prova të tjera që lidhen me veprën “fajde”.
“Aksioni ka filluar rreth orës 06:00 të mëngjesit në shtatë lokacione, në Gjakovë dhe rrethinë të saj. Janë arrestuar pesë persona si dhe janë konfiskuar armë, vetura dhe prova të tjera që lidhen me veprën”, ka thënë Graishta.