Aksion i policisë në Ferizaj, 23 të arrestuar në vetëm një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë periudhës 14 deri më 20 prill ka arrestuar gjithsej 23 persona të kërkuar me urdhërarrest nga gjykata.
Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje, shkruan IndeksOnline.
“Policia ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka apeluar tek qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke inkurajuar raportimin e rasteve në mënyrat vijuese:
Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
Përmes numrave kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Policia garanton se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë./IndeksOnline/