75 Mall Live Search
09:31 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / S Z

Aksion i policisë në Obiliq, bastisen tri lokacione arrestohet një shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare

Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria,  janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë arrestuar një shtetas i Shqipërisë dhe një  femër kosovare, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në kërkim policor.

Të arrestuarit dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike

Ndërsa në cilësi të provave materiale janë sekuestruar,  një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si edhe disa shënime të pasqyrave bankare.

“Blerje, posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e substancave narkotike.  Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare. Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/