09:14 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / LB

Aksion i Policisë në Pejë, goditet krimi i organizuar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në orët e mëngjesit të së enjtes në Pejë.

Në këtë aksion janë konfiskuar disa armë të kalibrave të ndryshëm.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Policia ka bastisur disa lokacione të ndryshme në komunën e Pejës, përkatësisht në Ramun, Zahaq dhe Rugovë.

“Sot në orët e mëngjesit nga Drejtorati i hetimeve të krimit të organizuar janë bastisur disa lokacione në komunën e Pejës, ku edhe janë konfiskuar disa arme të kalibrave të ndryshëm për veprat penale “kontrabandim me armë”, ka thënë ky burim për Indeksonline.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për këtë aksion të Policisë së Kosovës.