22:55 / E Shtunë, 24 Gusht 2019

Aksion i Policisë në Podujevë kundër lojërave të fatit – Arrestohen disa persona

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotshme kanë ndërmarrë një aksion në Podujevë për mbylljen e disa bastoreve dhe kazinove.

Indeksonline mëson se nga ky aksion i Policisë nën pranga kanë përfunduar së paku pesë persona.

Policia ka qenë tejet e angazhuar në muajt e fundit për mbylljen e lojërave të fatit që në Kosovë konsiderohen ilegale.

Indeksonline do të ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të Policisë.