Aksion i policisë në Prishtinë, kundër fajdesë dhe shpërlarjes së parave

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një operacion të madh që përfshinë 5 komuna të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar për Indeksonlinen se me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka realizuar operacion policor në Prishtinë, duke zbatuar një urdhërkontroll të gjykatës, në vendbanimet e përsonave të dyshuar.
Sipas tij, operacioni policor është realizuar mbi dyshimet për veprat penale fajdeja dhe shpërlarja e parave.
“Policia e Kosovës me njesitë e saj relevante, me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka realizuar operacion policor në Prishtinë, duke zbatuar një urdhër kontroll të gjykatës, në vendbanimet e përsonave të dyshuar. Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet për veprat penale: Fajdeja dhe Shpërlarja e parave. Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani./Indeksonline/