75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 18 Janar 2024 / kutia

Aksion i Policisë në Prizren, cak autoshkollat, arrestohen disa persona!

Tre persona janë arrestuar në rajonin e Prizrenit, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Këtë e ka konfirmuar, prokurorja Ervehe Gashi.

“Po është e vërtetë që janë arrestuar tre persona në Prizren”, tha ajo.

Sipas saj, në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të autoshkollave dhe një person pjesë e një institucioni privat, i autorizuar për lëshim të certifikatave shëndetësore të nevojshme për pajisje me patentë-shoferë.