Aksion i Policisë në Prizren, disa të arrestuar për kurdisjen e ndeshjeve

Një aksion i Policisë së Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm në Prizren.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aksioni i nisur nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka të bëj me kurdisjen e ndeshjeve në Kosovë.
Sipas burimeve të Indeksonline, ka edhe të arrestuar në këtë aksion.
Pas pak do të njoftoheni me detaje të reja rreth këtij aksioni./Indeksonline/