75 Mall Live Search
09:24 / E Martë, 03 Qershor 2025 / S Z

Aksion i policisë në tri rajone, kundër drogës dhe krimeve kibernetike

Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Kelani ka thënë se gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë mund të informoheni pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit”, ka thënë Kelani.