Aksion i Policisë në Videjë të Klinës, mbyllet një zyre ilegale serbe, arrestohet kryetarja

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionin e mbylljeve të zyreve ilegale serbe që operonin në disa komunat të Dukagjinit.
Zyra e radhës e mbyllur është në Videjë të Klinës.

Policia e Kosovës ka konfiskuar dokumente në këtë zyre të cilat dyshohet se janë keqpërdorur dhe janë përdorur për falsifikime.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është arrestuar edhe kryetarja e kësaj pike komunale serbe./Indeksonline/