75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / OSH

Aksion i Policisë së Kosovës në Mitrovicë kundër lojërave të fatit, konfiskohen 6 aparate

Në qytetin e Mitrovicës dje Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit, që po zhvillohen në mënyrë ilegale.

Aksioni u bë në ora 20:30 në rrugën “Agim Ramadani”, transmeton Indeksonline.

Policia kur arriti në lokalin, ku do të bëhej aksioni, nuk hasën në asnjë person brenda.

Gjashtë aparate të ndryshme u konfiskuan dhe një monitor. Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/