Aksion kundër kontrabandës po zhvillohet edhe në Hajvali

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës po zhvillojnë aksion edhe në Hajvali të Prishtinës.
Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin ku po kryhet bastisja dhe do t’iu mbajë të informuar për detajet në kohë reale.
Aksione të tilla po kryhen në gjithë Kosovën, me theks të veçantë në veri.
Deri tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale./IndeksOnline/