16:16 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

Aksion kundër taksive ilegal në Prishtinë

Është duke u zhvilluar aksion kundër taksive ilegal në pika të ndryshme të Prishtinës.

Kjo për arsye që po shkaktojnë probleme të mëdha në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryqytet.

“Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taxive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftim./Indeksonline/