75 Mall Live Search
12:19 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia në aksion, arreston disa persona për grabitje të armatosura, në Gjakovë

Policia e Kosovës përmes një operacioni policor të zhvilluar sot nga Sektori Rajonal për Hetime në Gjakovë ka arritur të arrestonte disa persona.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për përfshirje në disa raste të grabitjeve të armatosura të ndodhura në zonën e Gjakovës, raporton Indeksonline.

Po ashtu, policia ka konfiskuar dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdoren për hetimin e këtyre rasteve./Indeksonline/