75 Mall Live Search
13:27 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / mp

Aksion në Pejë, kapen në flagrancë katër persona, dyshohen për mashtrim dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Drejtorinë e hetimeve rajonale të Pejës dhe Drejtorinë e krimit të organizuar në Prishtinë,  kanë realizuar sot një operacion ku kanë vënë në pranga katër persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për Indeksonlinen zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se tre nga ta dyshohen për veprën penale: “Detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”.

Nikçi ka bërë të ditur se ndaj tyre do të caktohet masa e ndalimit dhe do të ndërmerren veprime të tjera ligjore.

“Sot Prokuroria e Pejës pas një pune intensive dhe  zbatimin emasave të veçanta bashkë me drejtorin e hetimeve rajonale të Pejës dhe drejtorin e krimit të organizuar në Prishtinë sot në flagrancë janë kapur 4 persona , tre prej tyre për vepren penale mashtim ndërkaq një për vepër penale për armbajtje pa leje .

Që të katërt janë arrestuar nga policia e intervenimit të shpejtë, ndërkaq të që katërt janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit ”, tha Nikçi./Indekonline/