Aksion para zyrës të Bashkimit Evropian: “Kosovarët janë të izoluar për shkak të BE-së”

Sot, grupi i aktivistëve të pavarur “Replikë” ka realizuar një aksion rrugor para zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë për izolimin e kosovarëve si pasojë e mos-liberalizimit të vizave.
Ata me këtë rast kanë vendosur një pëlhurë në hyrje të Zyrës së BE-së, në mënyrë që ky institucion evropian të reflektojnë për qytetarët e Kosovës, të cilët padrejtësisht kanë mbetur të izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit të Evropës, shkruan Indeksonline.
“E tërë bota është e izoluar për shkak të pandemisë, kosovarët janë të izoluar për shkak të BE-së. E para quhet virus, ndërsa e dyta ksenofobi”, shkruhet aty.
“BE tash e një kohë është duke e larguar nga agjenda çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse janë plotësuar të gjitha kriteret. BE përmes këtyre veprimeve po tregon qasje ksenofobike ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke i diskriminuar dhe privuar nga lëvizja e lirë pa ndonjë arsye logjike dhe demokratike”, thuhet në një komunikatë për media.

