13:35 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksion pastrimi në Rahovec

Pas mbajtjes së takimeve me kryetar të lagjeve të Rahovecit, kryetar të fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësueseve të operatorëve ekonomik të cilët kanë kontrata në Komunën e Rahovecit, sot ka filluar aksioni për pastrimin e mbeturinave me moton “Ta pastrojmë Rahovecin së bashku”.

Ky aksion pritet të zgjasë deri në heqjen e të gjitha “pikave të zeza” me mbeturina në tërë hapësirën e Komunës së Rahovecit.

I pranishëm në fillim të aksionit të pastrimit ishte edhe kryetari i Komunës Smajl Latifi me stafin e tij, nxënëset e shkollave fillore “Ardhmëria” dhe “Isa Boletini”.

Aksionit i janë përgjigjur edhe punëtorët ndërmarrjes publike KRM “Ekoregjioni” Prizren, Njësia Operative në Rahovec.

Aksionit i janë përgjigjur qytetarë në gjithë territorin e Komunës, nxënës dhe vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova.

Simbolikisht aksioni për pastrimin e mbeturinave ka filluar në orën 8:30 nga vendi i quajtur “Rrasat e Rahovecit”, në rrugën Rahovecit-Malishevë.