22:18 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksion për ta ndihmuar Adnan Hysenin, në këtë vend të Gjermanisë (Foto)

Pas publikimit në media se Adnan Hyseni ka nevojë për ndihmë që të operohet jashtë vendit, në redaksinë e “Indeksonline” kanë ardhur reagime pozitive.

Është Bujar Morina ai që ka vendosur të mbledhë bashkatdhetarët në Gjermani në mënyrë që t`i dalin në ndihmë Adnanit.

Bujari përmes “Indeksonline” u ka bërë thirrje kosovarëve në Gjermani që të mblidhen në lokalin e tij “Avalon Lounge Bar”, ditën e enjte në orën 19:00, në qytetin e Kehl-it.

Adresa e plotë e lokacionit:

Kujtojmë se Adnan Hyseni ka qenë ish-ushtar i UÇK-së gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99./Indeksonline/