75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksion policor në Lipjan, sekuestrohen armë pa leje

Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion bastisje në fshatin Janjevë të Lipjanit, për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, në aksion janë sekuestruar disa armë dhe fishekë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të policisë:

Sot rreth orës 15:00 policia ka krye një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Janjevë –  komuna e Lipjanit.

Bastisjet kanë ardhur si rezultat i informacioneve që policia ka marrë në rrugë operative, për posedim të paautorizuar të armës.

Në njërin nga lokacionet e bastisura policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj

Një revole të tipit Bereta, kalibri. 7.65 mm, si dhe Tre copë fishekë, të të njëjtit kalibër.

Policia ka intervistuar personat e dyshuar, dëshmitarët si dhe  ka iniciuar një hetim lidhur me rastin.

Ndërkohë që në konsultim me prokurorin e shtetit  po bashkërendon veprimet e mëtejme. /Indeksonline/

Temat: