75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / S Z

Aksion simbolik ndaj deputetëve të VV-së në komision, u vendosin pagat në karriget e zbrazëta

Për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezerva shtetërore.

Edhe kësaj radhe konstituimi i komisionit dështoi,  për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

E anëtarët e komisionit nga partitë opozitare,  kanë ndërmarrë një aksion simbolik, ndaj mos prezencës së deputetëve të Vetëvendosjes,  në konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, ka vendosur në karriget e zbrazëta të deputetëve të VV-së, shifrat e pagës që ata marrin gjatë vitit nga Kuvendi i Kosovës.

Në ulësen e deputetit të VV-së Armend Muja, është vënë letra e cila tregon pagen prej 21 mijë e 600 euro.

E po ashtu dhe pagen vjetore të Sali Zybës e cila është hiq më pak se 24 mijë e 352 euro.

Shuma e pagave është vendosur dhe në karriget e deputetëve të tjerë, të cilët nuk ishin prezent.