75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / mp

Aksion tjetër në veri, policia po kontrollon për mallra të kontabanduara

Në komunën e Leposaviqit është duke u zhvilluar një aksion që lidhet me kontrabandë të mallrave.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot në orët e paradites policia ka pranu infoemacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në leposavic mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar. Nuk ka të arrestuar.”, tha Elshani për Indeksonline.

Së fundi, Policia e Kosovës ka kryer disa kontrolla në veri, ku janë konfiskuar mallra të kontrabanduara që kanë të bëjnë kryesisht me produkte ushqimore, pije, por edhe cigare.