Aksioni i FAST KOSOVA, dyshohet se Fuad Lushta u arrestua për trafikim ndërkombëtar me narkotik

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë ditës së sotme ka arrestuar disa persona, që ishin në kërkim ndërkombëtar.
Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se FAST KOSOVA ka zhvilluar një aksion në qëndren tregtare në ETC në Mitrovicë, me ç’rast ka arrestuar disa persona që ishin në kërkim të drejtësisë.
Sipas këtij burimi, njëri nga të arrestuarit është Fuad Lushta nga Mitrovica, i dënuar me 15 vite për trafik ndërkombëtar droge nga shteti italian./Indeksonline/