Aksioni i garës për Gjakovë të Pastër, një rrugë ndryshon krejtësisht pas pastrimit të mbeturinave

Komuna e Gjakovës ka hapur fushatën “Gara për Gjakovë të pastër”, aktivitet ky tashmë tradicional, që krahas angazhimit për pastrimin e lokacioneve të ndryshme në komunën e Gjakovës, synon edhe vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtje të ambientit.
Ndërkohë në kuadër të këtij aksioni, sot është pastruar një ndër deponitë më të mëdha të krijuara nga persona të pandërgjegjshëm është pastruar gjatë muajit mars.
“Më poshtë ju prezantojmë se si ishte dhe si u pastrua deponia e krijuar në rrugën “Fitim Domi”, ka bërë të ditur komuna e Gjakovës.
Ky aktivitet ka nisur me pastrimin e ambienteve të Stacionit Policor në Gjakovë dhe mbjelljen e 40 fidanëve në këtë lokacion.
Ndryshe, “Gara për Gjakovë të pastër” do të zgjasë deri me datën 5 qershor, ndërsa është planifikuar që përgjatë tërë kësaj periudhe të zhvillohen aksione të shumta të pastrimit dhe vetëdijesimit për një ambient më të mirë.