Aksioni i Inspektoratit të AUV-it, mbrëmë u mbyllën dy lokale te “Kafet e Rakisë”

Me paralajmërimin për përkeqësim të gjendjes me Covid19 janë aktivizuar në këtë fillim muaj më shumë edhe Inspektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë .
Ata mbrëmë janë parë në disa kafiteri te “Kafet e Rakisë”, në komunën e Prishtinës për të mbikëqyrur zbatimin e masave antiCovid19.
Për shkak të mos zbatimit të ligjit Anticovd nga Qeveria e Kosovës sipas të dhënave mbrëmë janë mbyllur përkohësisht dy lokale të gastronomisë.
Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.
Ai tha se po ashtu janë shqiptuar edhe dy gjoba për persona juridik.
“Mbrëmë gjatë kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionnale Prishtinë janë shqiptuar dy gjoba për persona juridik dhe janë mbyllur përkohësisht dy lokale të gastronomisë.
Ftojmë të gjithë për respektim të masave dhe vaksinim”, thuhet në përgjigjen e Thaçit.
Kujtojmë se qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar kundër Covid19 u ndalohet hyrja në ambiente të brendshme në kafiteri.
Kurse, shërbimet gastronomike, çdoherë sipas masave në fuqi, ofrohen deri në ora 23:00, derisa muzika këtyre të fundit iu lejohet deri në ora 21:30. /IndeksOnline/