75 Mall Live Search
10:14 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / B O

Aksioni i Policisë në Ferizaj, arrestohet një aktor i njohur kosovar!

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbi bazën e disa informacioneve ka realizuar një aksion të suksesshëm në rajonin e Ferizajt, ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe një aktor i njohur kosovar.

Indeksonline mëson se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë edhe fajden./Indeksonline/