16:30 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksioni i Policisë në Ferizaj, konfiskohen 75 vetura pa doganë

Një operacion i suksesshëm është kryer në paraditën e sotme në rajonin e Ferizajit. Cak i aksionit kanë qenë auto-sallonet.

Shumë auto-sallone janë bastisur nga policia me dyshimin se në to ka vetura të vjedhura, të pa doganuara dhe pa dokumente.

Burime të Indeksonlijne mësojnë se nga ky aksion janë konfiskuar 75 vetura.

Veturat janë gjetur në placet e shitje pa doganë dhe si të tilla menjëherë janë konfiskuar.

Deri të ky operacion, policia ka ardhur pas hetimeve disa javore dhe pranimit të informatave që dërgojnë në dyshim të bazuar./Indeksonline/