11:46 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / OSH

Aksioni i Policisë në Ferizaj: Shqiptohen 300 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me akasionet e saja në
identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.


Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e
Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt në rrugët magjsitrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt .


Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen
gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.


Në kuadër të këtij aksioni policia me datën 18 dhe 19 tetor 2021, ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 31 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 6 gjoba
    ( Heqje e patentë shoferit 6 )
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 8 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 10 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 9 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 95 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 111gjoba
  • Gjithsej , 300 gjoba
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.

  • Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
  • Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.