10:34 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksion policor në Pejë, gjenden 6 armë brenda një shtëpie

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, i kryer në Pejë, ka rezultuar me gjetjen e disa armëve dhe marrjen e tyre nga policia e Kosovës.

IndeksOnline mëson se vetëm brenda një shtëpie janë gjetur gjashtë armë.

Ndërkohë lajmin për IndeksOnline e kanë konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës

“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë”.”, ka thënë Baki Kelani në një deklaratë për IndeksOnline.