21:38 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Aksioni i Policisë në Veri/ Raportimi i IndeksOnline, burim kryesor i mediave ndërkombëtare

Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë 28 lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri.

Por ky aksion nuk u prit mirë në Veri të Mitrovicës. Qytetarët serbë atje kanë kundërshtuar veprimin e policisë duke i sulmuar dhe me këtë rast janë lënduar tetë persona.

Ekipi i IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes, raportim ky i cili bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, përveç atyre vendore.

“Një serb u qëllua dhe gjashtë policë u plagosën të mërkurën kur policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë që u bë armiqësore pas aksionit policit kundër krimit të organizuar”, shkruan reuters.

“‘Kufiri i kaosit’: Përplasjet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë gjatë bastisjeve të kontrabandës”, ka shkruar euronews.

Mediumi gjerman kronenzeitung “Policia kosovare përdori gaz lotsjellës në një operacion kundër kontrabandistëve, sipas informacioneve nga qarqet policore dhe spitalet. Serbët hodhën gurë ndaj oficerëve të policisë. Sipas policisë, tetë persona u arrestuan”.

“Qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës sulmuan dhe gjuajtën me gurë oficerët e policisë, pas së cilës anëtarët e njësisë ndërhyrëse përdorën gaz lotsjellës; gjashtë policë u plagosën në aksioninj kundër kontrabandës”, ka raportuar aljazeerabalkans.

Mediumi francez 20 minutes raporton se “Oficerët e policisë kosovare dhe civilët serbë u plagosën të mërkurën në veri të Kosovës në përleshjet pas operacioneve kundër kontrabandës nga policia kosovare që gjuajtën gaz lotsjellës”.

AFP ka shkruar se “Disa policë të Kosovës dhe civilë serbë etnikë u plagosën të mërkurën në përleshjet që shpërthyen gjatë bastisjeve që synonin kontrabandistët e mallrave me origjinë serbe në veriun e tensionuar të Kosovës”.