18:58 / E Martë, 28 Mars 2023 / MSH

Aksioni i policisë që kapi transgjinoren që vrau 6 persona në një shkollë në Nashville

Një rast tronditi një shkollë në Nashville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një transgjinore, ish-studente e asaj shkolle, kreu një sulm me armë zjarri.

Ajo vrau tre fëmijë dhe tre të rritur në një që po konsiderohet si nga sulmet më tronditëse të viteve të fundit.

Megjithatë, intervenimi i policisë në rast ka qenë jashtëzakonisht i shpejt.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se si dy policë amerikanë po gjuajnë drejt të dyshuares.

Në më pak se 3 minuta e 30 sekonda, policia reagoi pas raportimit të rastit, duke mos kursyer asgjë.