Aksioni i Policisë së Kosovës në lokalet e Mitrovicës
Policia e Kosovë mbrëmë ndërmori një aksion duke i hyrë kontroll lokaleve të natës në Mitrovicë në afërsi të Urës së Ibrit.
Rreth këtij aksioni, Indeksonline kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
Ai e konfirmoi aksionin e policisë dhe tregoi se pse është bërë.
“Është realizuar një kontroll i lokaleve, nuk është hasë në diçka të kundërligjshme, kontrolli është bëtë me urdhëresë gjykate!”, tha ai.
Ky aksion vjen pak kohë pas aksionit të Policisë në veri të Mitrovicës , ku u arrestuan dhjetëra persona për kontrabandë me mallra, në mesin e tyre kishte edhe zyrtarë policorë./Indeksonline/