75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 18 Janar 2024 / L K

Aksioni i sotëm i krimeve të rënda lidhet më barrikadat e vendosur gjatë vitit 2022

Krimet e rënda sot kanë kryer një bastisje në pjesën veriore të Kosovës.

Aksioni ka të bëje me barrikadat e vendosura gjatë vitit 2022 po në atë pjesë.

“Rreth orës 10:00 kemi asistu krimet e rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në lidhje me barrikadat e vendosura gjatë vitit 2022”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë kundër dy persona të dyshuar lidhje me veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, lidhur me veprën “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, transmeton IndeksOnline.