75 Mall Live Search
08:53 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksioni kundër lojërave të fatit, 9 persona të arrestuar, në Ferizaj

Policia e Rajonit të Ferizajt dje ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatiti të cilat në Kosovë po veprojnë në mënyrë ilegale.

Ky aksion i policisë që nisi herët mbaroi në orën 01:00 pas mesnate.

Major Mehmetali Hajdini në policinë e Ferizajt, për Indeksonline, ka treguar detaje nga aksioni i mbrëmshëm.

Ai ka thënë se 9 persona janë shoqëruar në polici për shkak të lojërave të kundërligjshme.

“Aksioni ka mbaruar dikund rreth orës 01:00 pas mesnate. Janë konfiskuar disa materiale si kompjuterë, telefona mobilë, fletpagesa në lidhje me lojërat e fatit.

Janë shoqëruar në stacionin policor 9 persona, prej tyre 6 janë ndaluar në mbajtje me urdhër të prokurorisë, për 48 orë”, ka thënë Hajdini për Indeksonline.

Ai ka bërë të ditur se ky aksion ka goditur 8 lokacione, ku janë konfiskuar prova të ndryshme materiale. Ato do të shërbejnë për hetime të mëtutjeshme. /Indeksonline/


https://indeksonline.net/aksioni-kunder-lojerave-te-fatit-ne-shtime-dhe-ferizaj-policia-e-konfirmon/