75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksioni kundër lojërave të fatit në Shtime dhe Ferizaj – Policia e konfirmon

Pak minuta më parë Indeksonline raportoi se Policia e Regjionit të Ferizajit ka zhvilluar një aksion kundër lokaleve të lojërave të fatit që po vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë ilegale.

Rreth kësaj, Indeksonline kontaktoi me Zyrtarin e Policisë në Ferizaj, Mehmetali Hadini.

Ai konfirmoi aksionin, por nuk dha detaje se sa persona janë arrestuar.

Mësohet se aksioni i Policisë ka qenë i suksesshëm dhe se janë konfiskuar shumë aparate.

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti mori një vendim për ndalimin e lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme.

Ky vendim u morë pasi dy persona u vranë në lokale të lojërave të fatit./Indeksonline/