22:39 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksioni në Karaçevë, kapet edhe një i dyshuar në Gjilan

Ditë më parë, Policia e Kosovës mori një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale.

Derisa hetimet po vazhdojnë ende, Indeksonline mëson se mbrëmjen e sotme është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar në lidhje me të njëjtin rast.

I dyshuari është kapur në Gjilan, ndëra po intervistohet nga Policia dhe IPK-ja në Stacionin Policor në këtë qytet.

Në Karaçevë, deri më sot ekzistonin kazino të cilat janë ndaluar me ligj vitin e kaluar.

Ndryshe, deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona në mesin e tyre dhe zyrtarë policorë./Indeksonline