Aksioni në Post Telekomin e Kosovës, Policia jep detaje

Indeksonline më parë raportoi ekskluzivisht për aksionin e Krimeve ekonomike dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës, në Post Telekomin e Kosovës.
Rasti është konfirmuar edhe nga drejtor në drejtorinë për informim të policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”.
Indeksonline merr vesh se të arrestuarit janë Armend Osaj, Trim Musliu dhe Denis Ceman.
Musliu ishte edhe këshilltar i ish-minsitrit të Drejtësisë, Selim Selimi.
Cemani, ishte ish-këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe së fundi edhe kandidat për deputet nga partia e Duda Baljes.
IndeksOnline mëson se dyshohet se është keqpërdorur një kontratë marketingu.